Maldini: “Conte në Milan? I besojmë Gattusos”

  • 11 April 2019 - 19:26
Maldini: “Conte në Milan? I besojmë Gattusos”

Paolo Maldini mendon se Gattuso është njeriu i duhur për Kuqezinjtë.

Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve, tashmë me rol drejtuesi në klubin e zemrës, Paolo Maldini, ka folur për “Mediaset për të ardhmen e Gennaro Gattusos.

Mediat italiane janë duke raportuar se Antonio Conte do të zëvendësojë Gattuson në fund të sezonit. Por, Maldini ka hedhur poshtë gjithçka.

Ai beson se Rino është njeriu i duhur për shtatë herë kampionët e Evropës.

“Ne jemi të kënaqur me Rino dhe kurrë nuk e kemi vënë në diskutim”, u përgjigj Maldini.

“Nuk e kemi pasur kurrë idenë e largimit të tij. Jemi të bindur se është trajneri i duhur për Milanin. Klubi ka një marrëdhënie shumë të drejtpërdrejtë me të, si me lojtarët. Rino di gjithçka, e di se çfarë mendojmë për të dhe për punën e tij. Gjithashtu, ai mund t’iu japë një dorë të rinjve, pasi e njeh mirë këtë mjedis. Ai ka një kontratë 2-vjeçare”.

“Leonardo dhe unë shpesh i themi njëri-tjetrit: sa mirë do të ishte, po të fitonim me Rino në stol. Ne flasim drejtpërdrejt, shumë më mirë se sa të flasim prapa krahëve”. 

(Kosova Sot)