Xhaka vazhdon të jetë i lënduar, Mustafi s’ka vend – Hysaj starton për Napolin!

  • 11 April 2019 - 20:16
Xhaka vazhdon të jetë i lënduar, Mustafi s’ka vend – Hysaj starton për Napolin!

Arsenali dhe Napoli do të përballen nga ora 21:00 në stadiumin Emirates në çerekfinale të Europa League.

Granit Xhaka nuk ka arritur të rikuperohet për këtë ndeshje, ndërsa Unai Emery, pas kritikave të shumta – e ka ulur në stol Shkodran Mustafin.

Për Napolin, Carlo Ancelotti pozitën e mbrojtësit të djathtë ia beson mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili jo gjithmonë ka qenë zgjedhja e parë për ish-trajnerin e Milanit, Real Madridit, PSG-së etj.

(Kosova Sot)