19-vjeçari më i kërkuar në Europë, shënon dy gola në Europa League kundër Frankfurtit

  • 11 April 2019 - 22:11
19-vjeçari më i kërkuar në Europë, shënon dy gola në Europa League kundër Frankfurtit

Joao Felix po shkëlqen në çerekfinalen e Europa League mes Benficas dhe Frankfurtit.

Ishte ai që kaloi të tijtë në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21′, para se Jovic të barazonte në atë të 40′.

Megjithatë, predha e tij nga distanca ka rikthyer menjëherë avantazhin për portugezët në minutën e 43′, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë duke luftuar për sulmuesin 19-vjeçar. 

(Kosova Sot)