Jam i lumtur për kthimin e Zidanit, futbolli kishte nevojë për të

  • 11 April 2019 - 22:25
Jam i lumtur për kthimin e Zidanit, futbolli kishte nevojë për të

Eden Hazard është i lumtur me kthimin e Zidanit në stol.

Anësori i Belgjikës, Eden Hazard, i cili është në stol për ndeshjen në çerekfinale të Europa League kundër Slavia Prague, ka folur për radio “Monte Carlo Sport Europe” para ndeshjes së Chelsea.

Belgu është pyetur edhe për Zidanin dhe është i lumtur që francezi i dha fund pushimeve dhe iu kthye asaj që di të bëjë më së miri.

“Nuk jam lojtar i Real Madridit, por si një mbështetës i Zidanit, jam shumë i lumtur që është kthyer sepse futbolli kishte nevojë për Zidanin”, tha ai.

“Për dikë është lajm shumë i mirë sepse Zinedine Zidane ka fituar shumë me Real Madridin, por për disa të tjerë, për rivalët do të jetë më e komplikuar”.

Ai foli edhe për të ardhmen.

“E ardhmja ime nuk është diçka që dua të flas tani. Ka edhe disa muaj deri në fund të sezonit me Chelsea dhe do të jetë fantastike nëse e fitojmë Europa Leaguen dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Duhet të japim gjithçka dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi ai mes tjerash. 

(Kosova Sot)