Talenti 19-vjeçar kompleton het-trikun në Europa League, thyen rekord historik dhe shpërthen në lot

  • 11 April 2019 - 22:37
Talenti 19-vjeçar kompleton het-trikun në Europa League, thyen rekord historik dhe shpërthen në lot

Joao Felix po shkëlqen në çerekfinalen e Europa League mes Benficas dhe Frankfurtit.

Ishte ai që kaloi të tijtë në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21′, para se Jovic të barazonte në atë të 40′.

Megjithatë, predha e tij nga distanca ka rikthyer menjëherë avantazhin për portugezët në minutën e 43′, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 54’, talenti 19-vjeçar që po kërkohet nga shumë klube evropiane, kompletoi het-trikun dhe shënoi për 4-1, pak minuta pasi asistoi për Ruben Dias që kishte shënuar për 3-1.

(Kosova Sot)