“Nuk bën për ne, shumë i dobët!”, kështu tha Porto për minierën e arit… “Joao Felix” dhe e “dëboi”

  • 11 April 2019 - 23:38
“Nuk bën për ne, shumë i dobët!”, kështu tha Porto për minierën e arit… “Joao Felix” dhe e “dëboi”

“Nuk bën për ne, është tepër brishtë dhe me një fizik të dobët!”. Fjalia del nga goja e shefit “scout” të talenteve te Porto. Ai që e kishte përfshirë në programin për përzgjedhjen e futbollistëve të rinj më premtues.

Mes tyre, edhe nja djalosh i vogël, i ndrojtur, me flokë të gjata dhe këmbë të holla.

Image

Eshtë vetëm 11 vjeç, i ati mundohet t’i fshijë lotët, teksa i vogli qante.

Do të kishte dashur të vazhdonte te “dragonjtë”, një klub me famë dhe i njohur në Portugali, por edhe në botë. Kjo sepse shumë kampionë kanë kaluar nga bardheblutë.

Por, rivali i përjetshëm i Portos, nuk flinte gjumë. Benfica e afron dhe e regjistron te moshat. Për dy vite radhazi, i vogli ndjek një program të specializuar, për fuqizimin e muskujve dhe masës së trupit.

Menjëherë sapo djaloshi është gati dhe bëhet pjesë e ekipit Benfica B, trajneri e kupton se ka të bëjë me një “të përzgjedhur” nga fati.

Quhet Joao Felix dhe mrekullon në stërvitje dhe ndeshje. Gola, asiste dhe driblime të çmendura. Fantazist ose sulmues krahu. Ndryshohet edhe skema për të.

Dy vite me Benfican B, ndërsa vitin e shkuar vjen edhe thirrja në ekip të parë. Djalë është rritur pak, por ende nuk është bërë ndonjë muskulozi i madh. Megjithatë, këmbët e tij janë aq të shpejta, ashtu si vizioni i lojës. Një farë “Rui Costa” i vogël.

Nisin golat, paraqitjet super dhe sidomos emri i tij përfundon në tavolinat e punës së shumë trajnerëve përreth, që kanë dërguar “scout” të ndryshëm.

Image

Festimi me duart e mbledhura si “Mbappe” është pikërisht për t’i ngjarë francezit, që Joao Felix e sheh si një pikënisje.

Babai Carlos, ish-futbollist dhe trajner i një ekipi të kategorisë së tretë, shpesh e merrte në ndeshje dhe gjatë pushimit, djaloshi dhuronte spektakël me topin. Ai xhongler, sot është një ndër më të kërkuarit në Europë dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, fërkon duart…

(Kosova Sot)