Shaqiri s’ka luajtur për Liverpoolin që kur kapiteni u zemërua që Kloppi e zëvendësoi me shqiptarin

  • 12 April 2019 - 10:56
Shaqiri s’ka luajtur për Liverpoolin që kur kapiteni u zemërua që Kloppi e zëvendësoi me shqiptarin

Gjatë kohës së fundit, Xherdan Shaqiri nuk ka luajtur për Liverpoolit as gjatë minutave të fundit të lojës dhe tani disa persona besojnë se e kanë gjetur arsyen pse po ndodh një gjë e tillë.

Hera e fundit që Xherdan Shaqiri ishte titullar për Liverpoolit ishte në janar të këtij viti dhe që nga ajo ndeshje ai ka luajtur vetëm 18 minuta, në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, më 24 shkurt.

Ndeshja përfundoi baras, mirë trajneri Jurgen Klopp tentoi ta ndryshojë rrjedhën e saj duke e zëvendësuar Jordan Hendersonin me Shaqirin. Mirëpo, kapiteni i Liverpoolit nuk ishte aspak i kënaqur që u zëvendësua.

Ai e injoroi edhe Shaqirin edhe trajnerin, por i duartrokiti tifozët e pranishëm në “Old Trafford”. Trajneri dhe Hendersoni filluan të debatojnë pas këtij incidenti, mirëpo sipas The Mirror, debati vazhdoi edhe në zhveshtore.

Mungesa e rregullt e Shaqirit në skuadrën e Liverpoolit gjatë muajve të fundit i ka lënë shumë tifozë të habitur, pasi 27-vjeçari e kishte filluar për mrekulli karrierën e tij në Anfield.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka qenë titullar në 11 nga 21 paraqitjet e tij për Jurgen Kloppin, mirëpo gjatë kohës së fundit ai nuk është inkuadruar në lojë as nga banka rezervë.

Hera e fundit që ai ishte titullar ishte në janar, në barazimin 1:1 të Liverpoolit me Leicesterit. Që nga atëherë, ai ka luajtur vetëm për 18 minuta në ndeshjen kundër Manchester Unitedit. 

(Kosova Sot)