Futbollisti spanjoll: Pogba e Kante s’janë lojtarë për Real Madridin

  • 12 April 2019 - 13:46
Futbollisti spanjoll: Pogba e Kante s’janë lojtarë për Real Madridin

Futbollisti spanjoll i Celta Vigos, Iago Aspas beson se Paul Pogba e N’Golo Kante nuk janë lojtarë të mrekullueshëm për Real Madridin, ndërsa shtoi se Eden Hazardi do të ishte zgjidhja më e mirë për klubin madrilen.

Iago Aspas e ka zhvilluar vetëm një ndeshje kundër Real  Madridit këtë sezon, atë më 11 nëntor kur skuadra e tij pësoi disfatë 4:2, ndërsa mungoi në ndeshjen e 16 marsit për shkak të një lëndimi.

Megjithatë, pasi luan në La Liga, Aspas është i njoftuar me skuadrën që Real Madridi e ka aktualisht dhe ia ka dhënë madrilenëve disa këshilla për transferimet e afatit kalimtar të verës, që do të hapet më 1 korrik.

“Unë do ta transferoja [Eden] Hazardin sepse çmimi i tij do të jetë më i lirë sesa i Kylian Mbappes. Paul Pogba apo N’Golo Kante? Asnjërin. Asnjëri prej tyre s’është lojtar për Real Madridin”, është shprehur Aspas.

“Më pëlqen mesfusha e tyre sepse tani është në kohën më të mirë. Ata e kanë Dani Ceballosin, i cili është i mirë por s’ka pasur shumë mundësi për ta dëshmuar veten dhe, për shembull, më pëlqen Thiago Alcantara më shumë se Pogba e Kante”.

Të gjithë futbollistët e përmendur nga Aspas kanë qenë të përfolur për transferime të mundshme në Real Madridi gjatë verës. Në rastin e Pogbës e Hazardit, këto spekulime janë nxitur edhe nga vetë deklaratat e futbollistëve dhe trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidanit.

Real Madridi besohet se është i gatshëm t’i shpenzojë plot 500 milionë euro për transferimin e lojtarë gjatë afatit kalimtar që po vjen. Këtë gjë ia ka premtuar Zidanit presidenti i klubit, Florentino Perez, për ta bindur që të kthehet në pozitën e trajnerit. 

(Kosova Sot)