Nuk ftohen Messi e Busquets, Rakitic e Roberto kanë probleme – Pique e Suarez të suspenduar!

  • 12 April 2019 - 19:22
Nuk ftohen Messi e Busquets, Rakitic e Roberto kanë probleme – Pique e Suarez të suspenduar!

Barcelona do të jetë me gjashtë mungesa të mëdha të shtunën mbrëma kundër Huescas.

Gjithçka është në rregull me Lionel Messin, pas goditjes së fortë që mori nga Chris Smalling në Ligën e Kampionëve në sfidën mes Manchester United e Barcelona, të cilën e fituan këta të fundit 1-0

Megjithatë, Ernesto Valverde ka vendosur që ta pushojë argjentinasin dhe ta lë në shtëpi për ndeshjen e së shtunës në udhëtim me Huescan, ashtu si mesfushori Sergio Busquets.

Për këtë ndeshje nuk janë ftuar as Ivan Rakitic dhe Sergio Roberto.

Kroati është lënë jashtë për shkak të gripit, kurse spanjolli ka mbingarkesë muskulore.

Kundër Huescas, nuk do të jenë as Gerrard Pique e Luis Suarez – që të dy të suspenduar

Lojtarët e ftuar:

Image

(Kosova Sot)