Çfarë talenti, 45 milionëshi tjetër i Realit shënon gol të bukur në Brazil

  • 12 April 2019 - 21:10
Çfarë talenti, 45 milionëshi tjetër i Realit shënon gol të bukur në Brazil

Përveç Vinicius Junior, një tjetër brazilian do të zbresë verën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”.

Ai është Rodrygo Goes, që vite më parë u ble për 45 milionë euro nga Santosi.

Sulmuesi, tani 18-vjeçar, ka shënuar gol të bukur për Santos FC në fitoren 3-0 ndaj Atletico GO.

Rodrygo tregoi se është sulmues vrasës para portës dhe se për shumë vite mund ta bartë pa ndonjë problem numrin 9-të në Madrid.

Zidane tha ditë më parë se në fund të sezonit aktual, do të vendosin për lojtarin, nëse është i gatshëm për ekipin e parë.

(Kosova Sot)