Zyrtare: Llapi blen lojtar nga Bosnje Hercegovina

  • 13 April 2019 - 01:30
Zyrtare: Llapi blen lojtar nga Bosnje Hercegovina

Tjetër goditje në merkato për Llapin.

Skuadra nga Podujeva që po lufton me Feronikelin dhe Prishtinën për titullin kampion në këtë sezon, ka zyrtarizuar afrimin e Armin Mujkic.

Mbrojtësi i majtë nga Bosnje Hercegovina në pjesën e parë të këtij sezoni u aktivizua me Tomorin e Beratit në Kategorinë e Parë, ndërsa deri tani në karrierën  e tij ka luajtur edhe me ekipe të tilla si Mladost Kakanj, Nk Visoko dhe Nybro.

25-vjeçari mund të përshtatet edhe si qëndërmbrojtës ndërkohë që me Llapin ka firmosur për 1 vit e gjysmë.

(Kosova Sot)