Goli i bukur i Memushajt nuk mjafton

  • 13 April 2019 - 03:15
Goli i bukur i Memushajt nuk mjafton

Ledian Memushaj ka shënuar golin e dytë këtë sezon me Pescaran në Serie B, duke ia siguruar një pikë kundër Perugias.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur në pjesën e parë pas një topi të kthyer nga barrikada, pasi shoku i ekipit kishte provuar në goditje dënimi

Pescara është duke luftuar për t’u ngjitur në Serie A dhe për të shmangur play-off, por kjo duket arritje e vështirë sepse mysafirët morën një pikë duke shënuar për 1-1 në minutën e 71’.

Pas këtij barazimi, Pescara gjendet në pozitën e pestë me 49 pikë, pesë pikë larg zonës që dërgon direkt në Serie A

(Kosova Sot)