“Jam befasuar me kthimin e Zidanit, tani do të ketë më shumë autoritet në Madrid”

  • 12 April 2019 - 23:22
“Jam befasuar me kthimin e Zidanit, tani do të ketë më shumë autoritet në Madrid”

Capello mendon se Perez i ka premtuar më shumë autoritet Zidanit për ta kthyer në Madrid.

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, ka mbetur i habitur me kthimin e Zinedine Zidane në “Santiago Bernabeu”.

Ai beson se numri një i Los Blancos, Florentino Perez, i ka dhënë ndonjë premtim të madh francezit për ta kthyer në Madrid.

“Jam befasuar, me të vërtetë”, tha fillimisht Capello të premten.

“Mendoj se tani Zidane ka më shumë fuqi, autoritet se më parë. Herën e parë, Florentino Pérez ia besoj dëshirën, por kësaj radhe është Florentino ai që e kërkoi të rikthehet sërish në stol”. 

(Kosova Sot)