Solskjaer: Pogba nuk është i hutuar me thashethemet për Realin

  • 13 April 2019 - 10:02
Solskjaer: Pogba nuk është i hutuar me thashethemet për Realin

Solskjaer thotë se Pogba nuk është i prekur nga thashethemet për Madridin dhe se sa herë zbret në fushë, gjithmonë e jep më të mirën.

Ole Gunnar Solskjaer beson se Paul Pogba nuk është aspak i shqetësuar me spekulimet se mund t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës, por insiston se mund të jetë fushatë e veçantë nga spanjollët për ta dekoncentruar mesfushorin, raporton Goal

Mesfushori nuk i ka mohuar e as pohuar zërat që e lidhin me Madridin e Zinedine Zidane, ky i fundit ditë më parë haptazi tha “më pëlqen shumë Pogba”.

“Mund të jetë ndonjë fushatë, mund të jetë nga mediat, kurrë nuk mund ta dish se çfarë në të vërtetë e bën këtë”, u shpreh fillimisht Solskjaer.

“Por, teksa flas me Pogban, ai gjithmonë ka qenë pozitiv. Nuk shoh diferencë kur komunikoj me të. Ai është i fokusuar për të bërë paraqitje pozitive. Gjithmonë jep më të mirën”, deklaroi Solskjaer.

Por, duket se edhe Solskjaer ka ndryshuar qëndrim, sepse ditë më parë insistonte “Pogba nuk do të largohet nga Manchester United”, diçka që tani nuk e thotë më. 

(Kosova Sot)