Tifozët i “vënë flakën” stadiumit, ndërpritet ndeshja mes Standard Liege e Anderlecht

  • 13 April 2019 - 10:05
Tifozët i “vënë flakën” stadiumit, ndërpritet ndeshja mes Standard Liege e Anderlecht

Vetëm 30 minuta ka zgjatur derbi në Belgjikë mes Standard Liege e Anderlecht.

Derbi në mes të Standard Liege e Anderlechtit është ndërprerë para kohe.

Në minutën e 30-të, kur vendasit po fitonin 2-0 me golat e Razvan Marin dhe Paul-Jose Mpoku, gjyqtari u detyrua t’i japë fund takimit para kohe.

Goli për 2-0 erdhi pikërisht në minutën e 30-të pasi Kara Mbodji shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të dytin të verdhë, për t’u përjashtuar nga ndeshja.

Kjo irritoi tifozët mysafirë të cilët filluan të hidhnin flakadanë në fushën e lojës, dhe me miqtë që nuk po qetësoheshin, gjyqtari kryesor i sfidës vendosi që të tërheqë skuadrat, dhe ta braktisë ndeshjen.

Raportohet se nga ky veprim i fansave, pritet më së shumti të ndëshkohet Anderlechti, pasi do t’i jepet fitore në tavolinë vendasve që ishin duke fituar 2-0. 

(Kosova Sot)