Interi planifikon transferimin e Emerson Palmierit

  • 13 April 2019 - 13:12
Interi planifikon transferimin e Emerson Palmierit

Emerson Palmieri mund të rikthehet përsëri në Serie A, por jo tek ish-skuadra e tij Roma.

Mbrojtësi brazilo-italian iu bashkua Chelseat një vit e gjysmë më parë nga Roma, por që nuk ka arritur të zë një vend titullari në formacion.

Kjo ka bërë që ai ta mendojë rikthimin në Serie A, ku interesim ka shprehur skuadra e Interit.

Calciomercato ka raportuar se drejtori i zikaltërve Bebe Morata e pëlqen shumë lojtarin dhe synon ta transferojë te Interi.

Neroazzurrët po duan huazimin e Emersonit për një edicion me mundësi blerje për 20 milionë euro.

24-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me Chelsean deri në qershor të vitit 2022.

Vetë Emerson po e mirëpret një rikthim në Serie A, pasi duke luajtur më shumë do të rikthehej edhe në Kombëtaren e Italisë. 

(Kosova Sot)