Një legjendë po lind, Kean shënon sërish për Juventusin

  • 13 April 2019 - 15:39
Një legjendë po lind, Kean shënon sërish për Juventusin

Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Spalit pas 30 minutave lojë.

Ishte talenti i ri, Moise Kean, ai që shënoi për 0-1 në minutën e 30’, duke e afruar edhe më shumë Juventusin te titulli, pasi “Zonja e Vjetër” ka nevojë vetëm edhe për një pikë që të shpallet edhe matematikisht kampion për sezonin 2018/19

Kjo është ndeshja e katërt me radhë në kampionat që Kean realizon, ka realizuar gjashtë gola në Serie A, 7 në total.

(Kosova Sot)