Mbyllen pjesët e para në Superligë: Llapi, Prishtina e Feronikeli në epërsi

  • 13 April 2019 - 16:33
Mbyllen pjesët e para në Superligë: Llapi, Prishtina e Feronikeli në epërsi

Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve që filluan sot  në orën 15:30 në kuadër të xhiros së 27-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Llapi, Prishtina e Feronikeli kanë arritur ta mbyllin pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 në ndeshjet e tyre, raporton Gazeta Express.

Filimisht, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi po siguron fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjilanit, përmes golit të shënuar në minutën e 21-të nga Mentor Zhdrella. Që të dy skuadrat e patën edhe nga një rast të mirë për të shënuar në 45 minutat e parë të ndeshjes, mirëpo nuk e shfrytëzuan atë.

Edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, klubi vendas po siguron fitore me epërsi minimale 1:0 ndaj klubi të fundit në tabelën e Superligës së Kosovës, KEK-ut. Golin e epërsisë e shënoi Lorik Boshnjaku në minutën e 36-të.

1:0 përfundoi edhe përballja mes Feronikelit e Ferizajt, e cila po zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas. Golin e epërsisë e shënoi Arbër Prekazi në minutën e 41-të.

(Kosova Sot)