Fitorja e Milanit ndaj Lazios prishet nga skena të shëmtuara

  • 14 April 2019 - 09:48
Fitorja e Milanit ndaj Lazios prishet nga skena të shëmtuara

Fitorja e Milanit 1:0 kundër Lazios u prish nga skena të shëmtuara në përfundim të takimit, pasi dyshja kuqezi Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie festuan para tifozëve me fanellë të Francesco Acerbit të Lazios.

Për më tepër, kjo ndeshje e tensionuar shpërtheu në përleshje në fishkëllimën e fundit, me Luiz Felipe dhe Fabio Borini në qendër të saj.

Pas kësaj, gjërat u bënë edhe më të nxehta, kur Bakayoki dhe Kessie pozuan me fanellën e Acerbit para tifozëve të Milanit.

Ata e shfaqen fanellën sikur të ishte trofe pas një grindje të mëhershme në rrjetet sociale, për shkak se Acerbi kishte thënë se Lazios ishte ekip më i mirë individualisht sesa Milani.

Pasi fotografia e festimit të dyshes së Milanit u bë hit, Acerbi u rikthye në rrjetet sociale dhe iu adresua kësaj çështjeje.

“Jam i zhgënjyer sepse i shkëmbeva fanellat për t’i dhënë fund kësaj çështje. Të nxitesh urrejtje nuk është sport, por shenj ligësie”, shkroi ai.

Bashkëlojtari i tij, Ciro Immobile, më pas iu referua lojtarëve të Milanit si njerëz të vegjël, duke e nxitur Bakayokon t’i përgjigjet atij.

“Nuk desha ta ofendoj askënd. I kërkoj falje Acerbit nëse është ndier i ofenduar”, tha Bakayoko.

Për këtë kërkoi falje edhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, duke thënë se ka ardhur koha që klubet e mëdha t’ua kufizojnë llogaritë në rrjetet sociale futbollistëve të tyre profesionistë.

(Kosova Sot)