Ish-ylli i Man City dhe Anglisë godet me kokë dhe me grushte trajnerin e Barnsley në tunel

  • 14 April 2019 - 10:49
Ish-ylli i Man City dhe Anglisë godet me kokë dhe me grushte trajnerin e Barnsley në tunel

Policia britanike është duke e hetuar Joey Bartonin, për dyshimet se ish-mesfushori i Manchester City e ka përgjakur trajnerin e Barnsley Daniel Stendel, në një incident në tunel.

Barton, tani trajner i Fleetwood, u përlesh me trajnerin e Barnsley, Daniel Stendel në tunel, pas humbjes 4:2 të shtunën në Okaëell – në League On, nivelin e tretë të futbollit anglez – sipas lojtarit të Barnsley Cauley Woodrow.

Ai shkroi në Twitter se Stendel është sulmuar fizikisht dhe se si pasojë ka rrjedhur gjak nga fytyra.

Woodrow e fshiu më pas postimin e tij në Twitter.  

(Kosova Sot)