Rashica: Kam bërë hap të madh, dua të vazhdoj në Bundesligë dhe të shënoj sa më shumë gola

  • 14 April 2019 - 11:25
Rashica: Kam bërë hap të madh, dua të vazhdoj në Bundesligë dhe të shënoj sa më shumë gola

Milot Rashica është i gatshëm t’ia përkushtojë të ardhmen e tij Werder Bremenin në Bundesligë, në mënyrë që t’i ndihmojë t’i arrijë synimet pasi ndien se tash ka e ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Në një intervistë për uebsajtin zyrtar të Bundesligës, ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica tregon se që prej fëmijërisë ka ëndërruar të luajë në ligën elitare gjermane.

“Dua të luaj këtu dhe të shënoj sa më shumë gola për t’i ndihmuar klubit t’i arrijë synimet dhe të kem karrierë të madhe”, theksoi Rashica.

22-vjeçari nga Vushtrria, i cili po kalon nëpër formë fantastike në vitin 2019 pasi i ka shënuar shtatë gola në Bundesligë, thotë të jetë i ndjeshëm për faktin se gjithmonë është i etur ta japë më të mirën nga vetja.

“Po, natyrisht se ka qenë ëndërr sepse prej moshës së fëmijërisë ne gjithmonë e shikonim Bundesligën në TV. Jam i ndjeshëm sepse gjithmonë dua ta japë më të mirën”, tha Rashica.

Edhe pse iu desh kohë, kosovari është përshtatur shumë mirë me Bundesligë, një vit pasi u transferua nga Vitesse.

“Tani i njoh shumë më mirë bashkëlojtarët e mi, mënyrën sesi luajnë dhe punojnë ata. Mendoj se tani kam bërë një hap vërtet të madh”, shpjegoi Rashica.

Rashica është ndër lojtarët më të rrezikshëm në kundërsulme në Bundesligë, pasi i ka shënuar katër gola në kundërsulme.

Në 21 paraqitje në Bundesligë në fanellën e Bremenit, 22-vjeçari i ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Ndërsa, në Kupën e Gjermanisë, kosovari i ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje, duke i ndihmuar skuadrës ta arrijë gjysmëfinale, ku e pret Bayern Munichu.

Pas Max Kruse, i cili ka 11 gola dhe 14 asiste në të gjitha garat, Rashica është futbollisti i dytë më efikas i Bremenit. 

(Kosova Sot)