Trajneri i West Hamit: Do ta kishim mundur Man Unitedin, sikur të kishte VAR

  • 14 April 2019 - 12:18
Trajneri i West Hamit: Do ta kishim mundur Man Unitedin, sikur të kishte VAR

Manuel Pellegrini mendon se West Hami do ta kishte mposhtur Manchester Unitedin, sikur VAR-i (video asistenti i gjyqtarit) të ishte në përdorim në Old Trafford të shtunën.

Unitedi përfitoi nga disa vendime të debatueshme të gjyqtarëve dhe e siguroi një fitore 2:1 në shtëpi në Premierligë.

Felipe Andersonit iu anulua një gol gabimisht për pozitë jashtë loje në fillim të takimit, para se Paul Pogba ta kalonte Unitedin në epërsi përmes një penallti, pas një faulli të Robert Snodgrass ndaj Juan Matas, për të cilën trajneri Pellegrini argumentoi se ishte jashtë zone.

West Hami e barazoi rezultatin përmes Felipe Andersonin, që bëri një ndeshje mahnitëse në, në pjesën e dytë por edhe pse u duk se do të mundë ta fitonte ndeshjen, Pogba me një penallti tjetër në minutën e 80-të i mposhti “Hammers”.

Edhe kjo penallti u debatua për pozitë jashtë loje të Marcus Rashford, që e kishte prekur topin para se ai të arrinte te Martial.

“Është e vështira ta thuash sesi ne nuk dolëm nga kjo lojë të paktën me një pikë. Nuk dua të ankohem ndaj gjyqtarit sepse të gjitha vendimet ishin të vështira”, tha Pellegrini.

“Goli i Andersonit nuk ishte pozitë jashtë loje, ai ishte në pozitë të rregullt, një këmbë brenda, prandaj ishte gabim. Sikur të ishte VAR-i, do të llogaritej gol. Goli i dytë ishte gabimi ynë, por ishte edhe pozitë jashtë loje. Rashford e preku topin, prandaj është pozitë jashtë loje”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)