Bayern Munich i ofron 50 mln euro për talentin italian Zaniolo

  • 14 April 2019 - 14:06
Bayern Munich i ofron 50 mln euro për talentin italian Zaniolo

Bayern Munich i është bashkuar garës për talentin e shumëkërkuar italian, Nicolo Zaniolo, dhe është i gatshëm t’i ofrojë plot 50 milionë euro për të.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, 19-vjeçari ka rënë në radarin e gjigantit të Bundesligës pas paraqitjeve të tij brilante me Romën në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, si dhe me Kombëtaren e Italisë.

Bild pohon se Bayerni do ta bëjë një ofertë në vlerë 50 milionë euro për Zaniolon, në përpjekje për t’i mundur në garë për të gjigantët tjerë si Juventus, Manchester City, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Por shumëçka do të varet nga kualifikimi apo jo i Romës në Ligën e Kampionëve, pasi dështimi do të nënkuptonte se klubi nga kryeqyteti italian do të pranonte t’i shesë disa prej emrave më të mëdhenj në klub.

Në 31 paraqitje për Romën në të gjitha garat deri tani këtë sezon, mesfushori i ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asiste. 

(Kosova Sot)