Guardiola me respektin maksimal ndaj Hodgson: ‘Nuk mund ta arrijë kurrë atë’

  • 14 April 2019 - 14:22
Guardiola me respektin maksimal ndaj Hodgson: ‘Nuk mund ta arrijë kurrë atë’

Në prag të përballjes Manchester City – Crystal Palce, trajneri Pep Guardiola ka shprehur respektin e tij maksimal për ‘kundërshtarin’ Roy Hodgson. 

Trajneri spanjoll ka thënë se ai kurrë nuk do të arrijë atë që ka bërë Roy Hodgson, duke qëndruar në këtë profesion për kaq shumë vite, në nivele të larta.

Në moshën 71 vjeçare, Hodgson po bën një punë të mrekullueshme, por Guardiola nuk ka dëshirë që të bëjë një gjë të tillë.

“Në rastin tim? Nuk ka shans. Është e pamundur. Roy Hodgson e dashuron këtë gjë, është i jashtëzakonshëm. Kur kjo ndodh, është sepse ai ka pasionin në vete” ka thënë Guardiola.

“Do të jetë kënaqësi të takohem përsëri me të të dielën. Jam kurioz për gjëra të tjera para se të vdes. E dua punën time, por jam gjithmonë duke menduar edhe për gjëra të tjera” ka thënë tutje spanjolli. 

“Kam edhe gruan dhe familjen gjithashtu. 71? Nuk ka mundësi” ishin fjalët e Pep Guardiolas.

Kujtojmë se Roy Hodgson është trajneri i vetëm anglez që ka mposhtur spanjollin në kuadër të Premierligës.

(Kosova Sot)