Çfarë nate në UFC 236: Israel Adesanya dhe Dustin Poirier janë kampionët e ri të përkohshëm, rrahje brutale

  • 14 April 2019 - 17:04
Çfarë nate në UFC 236: Israel Adesanya dhe Dustin Poirier janë kampionët e ri të përkohshëm, rrahje brutale

UFC 236 në State Farm Arena në Atlanta, ishte një nga ato netët në UFC që nuk duhet humbur.

Përkohësisht kemi kampion të ri në kategorinë e mesme dhe atë të lehtë. Në mesin e shumë dueleve, më kryesoret ishin Israel Adesanya- Kelvin Gastelum dhe Max Holloway-Dustin Poirier.

Të dy duelet ishin thjesht fantastike, Adesanya fitoi me vendim unanim 48-46 nga tre gjyqtarët. Ishte një luftë paksa e barabartë në katër raundet e para, por Adesanya bëri më mirë në të fundit.

Pas kësaj ishte koha duelin kryesor ne mes kampionati Holloway dhe Poirier. Të tre gjyqtarët vendosën 49-46 për Poirier, duke përfunduar kështu ecurinë pesë vjeçare të Hlloway pa humbje (13 fitore radhazi).

(Kosova Sot)