Drenica e shokon Dritën, Flamurtari fiton me vështirësi në “Fadil Vokrri”

  • 14 April 2019 - 17:37
Drenica e shokon Dritën, Flamurtari fiton me vështirësi në “Fadil Vokrri”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 27 në Ipko Superligë mes Dritës e Drenicës dhe Flamurtarit me Lirinë.

Drita u shokua në shtëpi 1-2 nga Drenica, kurse Flamurtati mori me shumë vështirësi tri pikë ndaj Lirisë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Andreës zhbllokoi rezultatin në takimin Drita – Drenica duke shënuar për 0-1 në minutën e 12′ pas një rrëmuje në zonë.

Në minutën e 42′, Drenica realizoi sërish me sulmuesin Andreës, i cili i shmanget mirë Gërbeshit dhe me të majtën e dërgon topin në rrjetë.

Krejt çka arritën deri në fund vendasit, edhe pse tentuan shumë, ishte goli i nderit – Betim Haxhimisa realizoi me kokë pas harkimit nga këndi të Xhevdet Shabanit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1-2.

Tri pikë në xhiron e 27 të Ipko Superligës mori edhe Flamurtari, që e mposhti në Fadil Vokrri Lirinë.

Shend Kelmendi realizoi nga afërsia pas një topi të kthyer pasi fillimisht Gashi priti një goditje të Shillovës, për t’ia siguruar fitoren të tijve.

(Kosova Sot)