Zbulohen pamje tmerruese të Tiger Woods në stacionin policor, nuk qëndron dot në këmbë

  • 14 April 2019 - 20:09
Zbulohen pamje tmerruese të Tiger Woods në stacionin policor, nuk qëndron dot në këmbë

Sportisti i njohur ishte arrestuar në maj të vitit 2017 pasi e kishte zërë gjumi në timon, tani kanë rrjedhur pamjet tmerruese në stacionin policor.

Janë zbuluar pamje shokuese të yllit të golfit, Tiger Woods, në stacionin policorë pas arrestimit në maj të vitit 2017. Ai kishte problem që të fryjë në matësin e sasisë së alkoolit, dhe pastaj rrëzohet në një karrige.

E gjithë skena kishte ndodhur në Jupiter, të Floridës. Ai ishte gjetur duke fjetur në timon pasi kishte probleme me veturën dhe më pas u arrestua nën dyshimin se kishte përdorur alkool dhe më pas kishte vozitur në gjendje të dehur.

Ai gjithashtu hasi në vështirësi në artikulimin e fjalëve, në kohën kur po i jepte të dhënat personale, zyrtarit të policisë, përpara se ta bënte testin e alkoolit, raporton the Sun. Ndërsa më pas kamerat kanë kapur pamjet e tij teksa u mbështeste për muri, në mënyrë që të mbahet e të mos rrëzohet.

(Kosova Sot)