Liverpool (4) vs Man City (5), ndeshjet e mbetura për titull në Premierligë

  • 14 April 2019 - 20:31
Liverpool (4) vs Man City (5), ndeshjet e mbetura për titull në Premierligë

Liverpooli dhe Manchester City vazhdojnë t’i qëndrojnë afër njëra-tjetrës në garën për titullin e kampionit në Premierligë. Liverpooli në vendin e parë ka 85 pikë, City i dyti me 83, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Liverpooli i Jurgen Kloppit, ose Manchester City i Pep Guardiolës – njëra prej këtyre dy skuadrave pritet të ngrejë lart trofeun në fund të sezonit në Angli.

Liverpooli triumfoi në xhiron e 34 në shtëpi duke e mposhtur 2-0 Chelsean për të rrëmbyer pozitën e parë që tani ka 85 pikë, kurse Manchester City e mposhti në udhëtim skuadrën e Crystal Palace 3-1 për të shkuar në kuotën e 83 pikëve dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kur kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në fund të edicionit për Liverpoolin, 5 për Manchester City, duke parë orarin e ndeshjeve – skuadrat duhet të djersiten shumë për të arritur deri te titulli.

Prej 4 ndeshjeve, Liverpooli 2 do t’i luajë si mysafirë dhe 2 të tjera në shtëpi, për dallim nga Manchester City, që 3 do t’i luajë si mysafirë dhe 2 në shtëpi.

Nga këto 4 ndeshje, më e vështira për ekipin e Jurgen Klopp ishte ajo ndaj Chelsea, ndërsa tani ka mbetur vetëm edhe një skuadër e papërshtatshme – Newcastle (4 maj).

Kurse, për Man Cityn e Guardiolës, ndeshjet më të vështira konsiderohen; kundër Tottenham (20 prill, në shtëpi) dhe ndaj Man United (24 prill, në udhëtim.

(Kosova Sot)