Salah: Katër fitore dhe e fitojmë titullin

  • 15 April 2019 - 09:44
Salah: Katër fitore dhe e fitojmë titullin

Liverpooli do të shpallet kampion nëse i fiton katër ndeshjet e fundit të Premierligës, sipas Mohamed Salah.

Të kuqtë u rikthyen në krye të ligës pas fitores 2:0 në shtëpi kundër Chelseat të dielën

Kampioni në fuqi, Manchester City, ngel dy pikë prapa, por me një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadra e Jurgen Klopp, në një garë të ngushtë për titull.

Ndër pesë ndeshjet e mbetura të City, është edhe derbi me Manchester Unitedin në Old Trafford më 24 prill.

Liverpooli, në anën tjetër, në letër do të ketë kundërshtarë shumë më të lehtë se City, pasi do të përballet me Cardiff City dhe Newcastle Unitedin në udhëtim dhe Huddersfield Town dhe Wolves në shtëpi.

Dhe Salah, i cili shënoi një gol sensacional në triumfin ndaj Chelseat, ndien se këto katër ndeshje do të mjaftonin që Liverpooli ta fitojë titullin e parë në epokën e Premierligës.

“Sipas mendimin tim, po”, tha Salah për Sky Sport kur u pyet nëse mendon se katër fitore do të mjaftonin për ta mposhtur Cityn në garë për titull.

“Duhet të përqendrohemi në ndeshjet tona. Shpresojmë se City do të humbasë pikë. Për mua Premierliga është më e rëndësishmja”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)