Guardiola këmbëngul se Manchester City do ta përmbysë Tottenhamin për një vend në gjysmëfinale

  • 15 April 2019 - 14:06
Guardiola këmbëngul se Manchester City do ta përmbysë Tottenhamin për një vend në gjysmëfinale

Pep Guardiola është i sigurt se Manchester City do ta përmbysë humbjen në ndeshjen e parë dhe do ta mposhtë Tottenhamin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

City e humbi 1:0 ndeshjen e parë çerekfinale në Tottenham Hotspur Stadium, dhe tani duhet patjetër mundë Tottenhamin me dy gola epërsi për ta tejkaluar rivalin e Premierligës, në mënyrë që të kalojë në gjysmëfinale.

Skuadra e Guardiolës regjistroi vetëm dy goditje brenda kornizës së portës në humbjen ndaj Spurs – njëra prej të cilave ishte penalltia që Hugo Lloris ia mbrojti Sergio Aguerso – por trajneri i City nuk po bën panik dhe beson se do ta kalojë këtë sfidë.

“Arsyeja e vetëm për të bërë panik është kur eliminohesh nga gara. Jam shumë i sigurt se ne do të kalojmë në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve”, tha Guardiola për Sky Sports. 

“Nëse më pyesni se çfarë do të ndodhë, atëherë ne do të jemi në gjysmëfinale: këtë e ndiej këtë moment”, shtoi ai.

(Kosova Sot)