De Bruyne: Me Mourinhon kam folur vetëm dy herë gjatë kohës sime në Chelsea

  • 15 April 2019 - 15:33
De Bruyne: Me Mourinhon kam folur vetëm dy herë gjatë kohës sime në Chelsea

Mesfushori belg Kevin De Bruyne ka thënë se kishte folur vetëm dy herë me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho, gjatë kohës së tij te Chelsea.

De Bruyne, tani futbollist i Manchester City, i regjistroi vetëm tri paraqitje në Premierligë gjatë dy viteve në Chelsea, derisa një sezon e kaloi i huazuar në Werder Bremen

Në janar të vitit 2014, ai u largua në drejtim të Wolfsburg, para se t’i bashkohej Manchester City më 2015.

“Mediat kanë shkruar shumë për marrëdhëniet e mia me Jose Mourinhon”, tha De Bruyne për Player’s Tribune.

“Por, e vërteta është se unë kam folur vetëm dy herë me të. Plani ka qenë që unë të shkoja në huazim për një kohë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)