Unai Emery do të hiqte dorë prej Granit Xhakës për 50 milionë euro

  • 15 April 2019 - 17:54
Unai Emery do të hiqte dorë prej Granit Xhakës për 50 milionë euro

Bosi i Arsenalit, Unai Emery po e konsideron shitjen e Granit Xhakës.

E për ditshmja britanike, “Express” shkruan sot se futbollisti iu bashkua londinezëve nga Borussia Monchengladbach tre vjet më parë dhe ka luajtur mbi 125 paraqitje që nga ajo kohë.

Interi po planifikon disa transferime gjatë afatit kalimtar të verës dhe në krye të listës qëndron edhe emri i shqiptarit. 

Trajneri spanjoll mund të bindet nëse dikush ofron mbi 50 milionë euro dhe me këto para të sjell ndonjë lojtar të fazës mbrojtëse.

Strategu ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime në repartin e mbrojtjes pasi që nuk është i kënaqur me këtë pjesë të ekipit.

Ndryshe, Arsenali këtë vit është duke luftuar për një vend që e dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot)