Mërgim Vojvoda bëhet nostalgjik, kujton martesën e motrës

  • 15 April 2019 - 18:25
Mërgim Vojvoda bëhet nostalgjik, kujton martesën e motrës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës e ka kujtuar përmes rrjeteve sociale gëzimin familjar, kur i ishte martuar motra e tij, Egzona

Viti 2018 ishte i jashtëzakonshëm për Mërgim Vojvodën. 

Mbrojtësi i djathtë e kaloi vitin që shkoi pa humbje me Përfaqësuesen e Kosovës, ndërkohë që e fitoi edhe grupin në Ligën e Kombeve.

Por, duket se viti që shkoi ishte me përplot gëzime në familjen Vojvoda.

Në fakt, Mërgimi në shtator të viti që e shkoi e ka martuar motrën e tij, Egzonën. 

Duket se futbollistin drenicas e ka kapur nostalgjia dhe sot e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet së bashku me motrën e tij, por edhe vëllain Gazmendin, duke e përcjellë Egzonën, e cila u martua me Valmir Malokun.

(Kosova Sot)