Shala i lumtur me dy golat e bukur në Norvegji, njëri alla Messi!

  • 15 April 2019 - 19:41
Shala i lumtur me dy golat e bukur në Norvegji, njëri alla Messi!

Herolind Shala ka vazhduar me formën e mirë në Norvegji te Valerenga.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës realizoi dy gola në fitoren 4-1 të Valerenga kundër Tromsoe.

Ai bëri paraqitje mbresëlënëse dhe shënoi gola pas kombinimeve fantastike me shokë të skuadrës, diçka që gjatë gjithë kohës e bëjnë lojtarët e Barcelonës.

Shala fillimisht shënoi për 2-0 në minutën e 30’… 

…dhe më pas për 4-1 në minutën e 75’ dhe festoi në mënyrë interesante.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur me fitoren dhe tri pikët.

“I lumtur për tri pikët dhe dy golat e parë me klubin. Vazhdojmë”, ka shkruar Shala në Instagram.

(Kosova Sot)