Ter Stegen: Muri evropian i Barcelonës

  • 16 April 2019 - 10:37
Ter Stegen: Muri evropian i Barcelonës

Barcelona i ka pranuar vetëm gjashtë gola në këtë sezon të Ligës së Kampionëve dhe portieri Marc-Andre ter Stegen ka qenë tejet i rëndësishëm për klubin katalonas deri më tani.

Në rrugën drejt fazës çerekfinale, Barcelona është përballur me klube të nivelit më të lartë, si Interi, Tottenhami e Manchester Unitedi. Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen e ka mbrojtur portën e tij mjaft mirë në këto ndeshje

Në total, ai i ka bërë 51 paraqitje në garën më prestigjioze në futbollit në Evropë, Ligën e Kampionëve. Në këto ndeshje, ai i ka pranuar 46 gola dhe e ka mbajtur portën e paprekur në 22 ndeshje.

Nëse ai arrin ta mbajë portën e tij të paprekur edhe në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila do të zhvillohet sonte në “Camp Nou”, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Barcelona do ta sigurojë një vend në gjysmëfinale.

Skuadra e Ernesto Valverdes është e vetëdijshme për rrezikun me të cilin mund të përballen në këtë garë, pas eliminimit tronditës të tyre sezonin e kaluar kundër Romës. Mirëpo, ajo ndeshje mund t’u shërbejë katalonasve si mësim për sonte. 

(Kosova Sot)