Pesë gjëra që Man Unitedi duhet t’i bëjë për ta mposhtur Barcelonën

  • 16 April 2019 - 11:08
Pesë gjëra që Man Unitedi duhet t’i bëjë për ta mposhtur Barcelonën

Barcelona e mban epërsinë prej një goli nga përballja në “Old Trafford”, mirëpo Manchester Unitedi nuk i ka humbur ende shpresat për ta zënë një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër superioritetit të Barcelonës në letër.

Ole Gunnar Solskjaer ka arritur ta organizojë një kthim të jashtëzakonshëm tashmë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve dhe do të tentojë ta përsërisë atë, edhe pse Barcelona e Ernesto Valverdes do të jetë sfidë më e madhe se Paris Saint-Germaini.

E përditshmja spanjolle, Marca, i ka publikuar pesë gjërat që mund t’u ndihmojnë “Djajve të kuq” për ta mposhtur Barcelonën sonte në “Camp Nou”.

1. Ta testojnë Gerard Piquen dhe Clement Lengletin

Gjatë ndeshjes së parë, Pique dhe Lenglet ishim të mrekullueshëm në mbrojtje dhe u përballem me shumë besim me çdo aksion të Manchester Unitedit. Mirëpo, klubi anglez do të duhet ta vë dyshen e mbrojtës së Barcelonën nën më shumë presion fizik tani.

Marcus Rashfordi është më i shpejtë sesa ata të dy dhe nëse Manchester Unitedi arrin ta vë anglezin në pozitë dyluftimi me mbrojtësit e Barcelonës, ata mund ta gjejnë golin që i nevojitet.

2. Suksesi në mesfushë

Scott McTominay dhe Fred ishin të mrekullueshëm gjatë disfatës 1:0 në “Old Trafford”. Ata i mbajtën të heshtur Ivan Rakiticin dhe Arthur Melon, duke mos i lejuar ata t’ia pasojnë topin Lionel Messit.

Një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe sonte. Ata duhet t’i bëjnë presion Rakiticit dhe Arthurit ose Arturo Vidalit sa herë që ata e kanë topin në këmbë. Në këtë mënyrë, nuk do ta lejojnë Barcelonës ta luajë lojën e vet.

3. Të mos frikësohen nga statistikat e posedimit të topit

Për shkak të revolucionit që Pep Guardiola e bëri gjatë kohës së tij në Barcelonës, shumë njerëz e barazojnë posedimin e topit me lojën e mirë. Barcelona është ndër klubet e pakta që mund ta mbajë topin për shumicën e ndeshjes dhe të luajë futboll të bukur, por Manchester Unitedi nuk duhet të frikësohet nga kjo gjë.

Manchester Unitedi nuk duhet të brengoset që ta mbajë posedimin e topit në zona të panevojshme në Camp Nou, pasi që nëse fitojnë me rezultat 1:0 nuk do të ketë rëndësi nëse gjatë ndeshjes e kishin pasur vetëm 21 për qind të posedimit të topit.

Është shumë e vështirë ta mposhtësh kampionin në fuqi spanjoll në luftën për posedim të topit dhe nuk do të ishte e mençur për Manchester Unitedin që të tentojë ta mposhtë në këtë gjë Barcelonën.

4.  T’i japin kohë Marc-Andre ter Stegenit ta rinisë lojës

Njëra ndër gjërat që e kapi vëmendjen e gazetarëve gjatë ndeshjes së parë mes këtyre dy klubeve ishte se sa shumë Manchester Unitedi humbte energji duke bërë presion mbi portierin gjerman të Barcelonës, i cili i menaxhonte këto situata në mënyrë të përsosur.

Përderisa “Djajtë e kuq” mund ta kenë fatin që Ter Stegeni të gabojë një herë nga 100 herët që i bëjnë presion, sulmuesit e klubit anglez nuk duhet ta shpenzojnë energjinë e tyre në këtë mënyrë, pasi që në ndeshjen e parë nuk i rezultoi taktikë e suksesshme.

Ruajtja e energjisë mund t’i vijë lojtarëve të Manchester Unitedit në ndihmë kur të kenë raste të mira për të shënuar, ndërsa pamundësia për të shkuar në sulm mund t’i irritojë lojtarët e Barcelonës.

5. Shfrytëzimi i mundësive

Manchester Unitedi i pati mjaft shumë goditje gjatë ndeshjes së parë, mirëpo asnjëra prej tyre nuk shkoi brenda kuadratit të portës. Këtë herë, lojtarët e Solskjaerit duhet të tregohen më të saktë.

Klubi anglez nuk pritet të ketë shumë raste për të shënuar kundër skuadrës së Valverdes dhe kjo gjë u dëshmua edhe në ndeshjen e parë. Nëse ata e duan një vend në gjysmëfinale, që do të ndodhte për herë të parë që nga viti 2011, anglezët do të duhet të tregohen po aq të saktë sa Chelsea në vitin 2012.

(Kosova Sot)