Operohet Valon Berisha, sezoni për të mbyllet këtu!

  • 16 April 2019 - 11:48
Operohet Valon Berisha, sezoni për të mbyllet këtu!

Për futbollistin kosovar sezoni ka përfunduar këtu dhe ai pritet të kthehet në muajin korrik

Valon Berisha e pati një sezon për t’u harruar.

Krahas lëndimeve të njëpasnjëshme dhe formës së zbehtë, më e keqja për mesfushorin kosovar ka arritur tani.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar është operuar në gju dhe do t’i duhet të pushojë disa muaj, që nënkupton se sezoni aktual për të ka marrë fund qysh tani.

“Shpresoj të kthehem sa më shpejt”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Futbollisti i rritur në Norvegji i ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me Lazion, me një total prej 508 minutash, ndërsa nuk ka arritur të lërë gjurmë edhe pse kishte shkuar në Itali si yll nga Salzburgu.

“Biancocelesti” e kishin blerë atë për 7 milionë euro, por futbollisti nuk arriti të bindë asnjëherë.

Image

E vetmja ndeshje ku ai shkëlqeu ishte ajo ndaj Parmës në Tardini më 21 tetor, kur inkuadrimi i tij në fushë ia kishte mundësuar Lazios ta mposht në udhëtim Parmën.

Nga ajo periudhë kishte nisur një periudhë e errët e Berishës, i cili nuk ishte pjesë as e Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e marsit shkaku i lëndimit.

Tifozët e Lazios të presin, luftëtar…

(Kosova Sot)