Talenti i Man Unitedi shënon supergol nga gjuajtja e lirë

  • 16 April 2019 - 13:01
Talenti i Man Unitedi shënon supergol nga gjuajtja e lirë

Sulmuesi 17-vjeçar i talentuar i Manchester Unitedi, Mason Greenwood e dëshmoi veten në një ndeshje të ekipit U-23 dje, kur arriti ta shënojë një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtje e lirë, 28 metra larg portës.

Ekipi U-23 i Manchester Unitedi e turpëroi Newcastlein me rezultat 5:0 në “St. James’s Park”. Megjithatë, të gjithë vëmendjen e mori 17-vjeçar Mason Greenwood me golin e tij në minutën e 77-të të ndeshjes.

28 metra larg portës, Greenwood vendosi ta provojë fatin e tij dhe e mori topin. Ai arriti ta kalojë murin për mrekulli dhe e mposhti edhe portierin kundërshtar, duke e dërguar topin në qoshen e lartë të portës.

Kjo është hera e tretë që Greenwood shënon nga gjuajtja e lirë këtë sezon. Ai e ka dëshmuar që është shumë i talentuar me të dyja këmbët. Në ndeshjen kundër Liverpoolit, në çerekfinalen e Kupës së Premierligës, shënoi me këmbën e djathtë në fitoren 3:2 të skuadrës së tij.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Clayton Blackmore, ka thënë se Greenwood është i vetmi person që ai e njeh që shënon nga penalltitë e nga gjuajtjet e lira me këmbën e tij më të dobët.

(Kosova Sot)