Zyrtare: Ballkani emëron trajnerin e ri, ja kush është ai

  • 16 April 2019 - 13:07
Zyrtare: Ballkani emëron trajnerin e ri, ja kush është ai

Ballkani e ka emëruar trajnerin Gani Sejdiu në krye të shtabit teknik pasi u nda të hënën me trajnerin e deritashëm, Sami Sermaxhaj

Gani Sejdiu është trajner i ri i Ballkanit.

Në fakt, klubi nga Theranda e ka angazhuar trajnerin mitrovicas pasi u nda të hënën me trajnerin e deritashëm, Sami Sermaxhaj, me arsyetimin e mungesës së rezultateve të pritura.

“Traineri i mirënjohur Gani Sejdiu do të jetë trainer i FC Ballkani në vazhdim. Bordi drejtues i skuadrës pas diskutimit të brendëshëm, ka vendosur që z.Gani Sejdiu të emërohet shef i shtabit teknik. Z.Sejdiu ka një CV të pasur, duke u shpallur dy herë kampion i Kosovës, me Trepçën dhe Feronikelin”, njofton klubi i IPKO Superligës.

Image

Ballkani po lufton për t’iu shmangur barazhit dhe për të qëndruar në IPKO Superligë i qetë. 

(Kosova Sot)