Historia e boksierit amerikan: Plumbat në kokë dhe goditjet me rrip nga nëna

  • 16 April 2019 - 14:49
Historia e boksierit amerikan: Plumbat në kokë dhe goditjet me rrip nga nëna

Boksieri amerikan, Terence Crawford, ka folur për jetën e tij private para meçit të së shtunës në Nju Jork me britanikun Amir Khanin.

Terence Crawford e ka kujtuar fëmijërinë e tij të vështirë, nga shkolla e deri te plumbat në kokën e tij. Ai madje e ka marrë nofkën “Bud”, pasi që nëna e tij e rrihte vazhdimisht kur ishte i vogël.

“Unë kurrë nuk kam qenë ai lloj i personit me të cilin mund të flisje. Unë gjithmonë kam qenë person që nëse ti i thua diçka, do të të godisja drejt e në fytyrë. E kam me të vërtetë”, është shprehur Crawford. 

Tani ai e bën këtë gjë për shuma të mëdha parash. Crawford është i pamposhtur dhe është kampion i trefishë botëror. Për momentin ai është duke e promovuar meçin e tij me Amir Khanin, që do të zhvillohet të shtunën.

Crawford ka bërë të ditur se ai është goditur nga plumbat tetë hera në jetën e tij. Në vitin 2008, ai ishte goditur nga një numër i madh i plumbave përderisa po llogariste paratë në veturën e tij. Çuditërisht, plumbi ishte kthyer pasi ishte goditur me kokën e tij, e nuk kishte hyrë brenda.

Pasi u kthye nga dritarja e veturës, plumbi e kishte goditur Crawfordin pas veshit. Ai kishte mbetur u gjakosur, mirëpo e kishte vozitur veten deri në spital. Amerikani kishte premtuar se do të hakmerrej, mirëpo nuk e bëri kurrë këtë gjë.

Gjatë fëmijërisë së tij, Crawfordi kishte qenë mjaft problematik. Ai ishte përjashtuar nga shkolla plot pesë herë pasi kishte filluar përleshje me nxënësit e tjerë. Sapo vinte në shtëpi, nëna e tij e rrihte për problemet që i shkaktonte në shkollë. 

Rripat dhe kabllot ishin mjetet më të shpeshta që nëna e Crawfordit i përdorte për t’ia shprehur mllefin atij, veçanërisht gjatë kohës sa babai i tij ishte në ushtri.

Crawfordi tani i ka pesë fëmijë dhe të dashurën e tij, Alindra Person. Ai i lë anash edhe stërvitjet për meçe të rëndësishme për ditëlindjet dhe festat e tjera të familjes së tij.

(Kosova Sot)