Ter Stegen e paralajmëron Man Unitedin: Barcelona s’është Paris Saint-Germain

  • 16 April 2019 - 16:40
Ter Stegen e paralajmëron Man Unitedin: Barcelona s’është Paris Saint-Germain

Marc-Andre ter Stegen këmbëngul se Barcelona nuk do t’ia lejojë Manchester Unitedit një rikthim sensacional si Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, derisa e ka nënvizuar stilin më ndryshe të lojës së gjigantit katalonas.

Barcelona e mirëpret sonte në Camp Nou Manchester Unitedin, në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve, me epërsi prej 1:0 nga ndeshja e parë në Old Trafford.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer bëri një rikthim ëndrrash në 1/8 e finales duke e mundur 3:1 PSG-në në Paris, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 2:0 në shtëpi, dhe të njëjtën synon ta bëjë edhe sonte në Katalonjë.

Por, portieri gjerman i gjigantit spanjoll beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta kryejnë punën dhe do të kualifikohen në gjysmëfinale.

“Ta shohim sesi vendosën. E mira është se ne luajmë ndryshme nga PSG-ja. Do të luajmë ndaj një ekipi të uritur. Nuk e kemi një epërsi të madhe sepse ata fitojnë edhe kur luajnë jashtë”, tha Ter Stegen.

“Ne duam ta mbrojnë epërsinë dhe të tregojmë se jemi më të mirë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)