Zyrtare: Caktohet data dhe vendi për ndeshjen Kosovë – Gjilbraltar

  • 16 April 2019 - 16:46
Zyrtare: Caktohet data dhe vendi për ndeshjen Kosovë – Gjilbraltar

Përfaqësuesja e Kosovë në futboll ndeshjen e dytë miqësore në këtë vit do ta zhvillojë kundër Gjilbraltarit.

Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor dhe do ti paraprijë ndeshjes kualifikuese që Kosova e luan vetëm tre ditë më vonë ndaj Malit të Zi.

UEFA sot ka zyrtarizuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Kujtojmë që Kosova kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë miqësore ndaj Danimarkës të zhvilluar në muajin mars, ndërsa barazim kishte arritur edhe në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë. 

(Kosova Sot)