Adriano jep lajmin e gëzueshëm dhe thur elozhe për Mourinhon

  • 16 April 2019 - 17:29
Adriano jep lajmin e gëzueshëm dhe thur elozhe për Mourinhon

I njohur ne nofkën “Perandori”, Adriano Leite Ribeiro shkurt Adriano, ka konfirmuar për “fcInterNews” se shumë shpejt do të vijë një dokumentar për jetën e ti. 

“Së shpejti do të publikohet një dokumentar rreth jetës sime dhe një film fantastiko-shkencor që më tregon mua. Nuk është zgjedhur akoma aktori që do të më interpretojë. Drejtuesit dhe stafi i filmit do të vijnë shumë shpejt në Itali dhe do të flasin me personin që unë i kam rrëfyer jetën time në Itali”, zbuloi braziliani.

Kujtimet e Inter-Roma: “Kam shumë kujtime. Shënova dy gola në finalen e Kupës së Italisë, por gjeta rrjetën edhe në kampionat. I dua tifozët zikaltër dhe unë gjithmonë kam pasur respekt për tifozët e Romës”. 

Rikthimi i Mourinhos – “Jose është një trajner i madh. Por, duhet të theksoj se më pëlqen Luciano Spalletti gjithashtu. Vendimi i takon klubit”.

(Kosova Sot)