Formacionet zyrtare: Barca në pozitë të mirë, Unitedi në mision të vështirë

  • 16 April 2019 - 19:54
Formacionet zyrtare: Barca në pozitë të mirë, Unitedi në mision të vështirë

Barcelona dhe Manchester Unitedi e zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve që kësaj radhe zhvillohet në Camp Nou.

Blaugranët e fituan me rezultat 1-0 sfidën e parë në Old Trafford, prandaj me çfarëdo barazimi apo fitoreje kualifikohen në gjysmëfinale.

Djajtë e Kuq duhet doemos ta fitojnë ndeshjen duke shënuar dy e më shumë gola për t’u kualifikuar. Fitorja 1-0 e Unitedit e dërgon sfidën në vazhdime.

Padyshim që edhe trajnerët Ernesto Valverde dhe Ole Gunnar Solskjaer do t’i vënë përballë taktikat e tyre.

Image

(Kosova Sot)