Juventusi e synon gjysmëfinalen e tretë në pesë vitet e fundit në Champions ndaj Ajaxit

  • 16 April 2019 - 20:10
Juventusi e synon gjysmëfinalen e tretë në pesë vitet e fundit në Champions ndaj Ajaxit

Juventusi është në kërkim të gjysmëfinales së tretë në pesë vitet e fundit në Ligën e Kampionëve sonte kundër Ajaxit.

Juventusi e mirëpret Ajaxin në Allianz Stadium për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që mbaroi pa fitues 1:1.

Cristiano Ronaldo shënoi golin hapes në ndeshjen e parë në Amsterdam javën e kaluar, por David Neres e barazoi rezultatin herët në pjesën e dytë.

Juve kalon tutje edhe me një barazim pa gola, ndërsa Ajaxi do të shkonte tutje me çfarëdo barazimi me dy gola e lart. Fitorja me çfarëdo rezultati nga cila do skuadër nënkupton kualifikim për fituesin.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo

Image

(Kosova Sot)