Messi e thyen mallkimin: Shënon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas 6 viteve

  • 16 April 2019 - 22:00
Messi e thyen mallkimin: Shënon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas 6 viteve

Lionel Messi më në fund e ka thyer mallkimin që kishte rënë mbi të në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke shënuar për herë të parë pas plot gjashtë viteve.

Superylli argjentinas e gjeti mënyrën më të mirë për ta bërë duke, duke e kaluar Barcelonën në epërsi ndaj Manchester Unitedit me një gol të jashtëzakonshëm individuad.

Hera e fundit kur Messi kishte shënuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ishte në sezonin 2012/2013 kundër Paris Saint-Germainit.

Messi shënoi sonte në Camp Nou, në ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Unitedit, duke e kaluar Ashley Young dhe Fred para se ta mposhte David de Gean në minutën e 16-të.

31-vjeçari shënoi edhe një herë tjetër vetëm katër minuta më vonë, duke e dyfishuar epërsinë e Barçës. 

 

(Kosova Sot)