Messi ia “shkatërron” karrierën Phil Jonesit, e driblon tri herë brenda pak sekondave

  • 16 April 2019 - 22:15
Messi ia “shkatërron” karrierën Phil Jonesit, e driblon tri herë brenda pak sekondave

Lionel Messi e ka bërë Phil Jonesit mbase të pendohet përse u përball me të në Ligën e Kampionëve, me një veprim që e trullosi mbrojtësin anglezin.

Superylli argjentinas është duke bërë një natë magjike në Camp Nou kundër Manchester Unitedit, siç e dëshmon paraqitja e tij në 45 minutat e parë.

Barça është mikpritëse e Unitedit në Camp Nou, ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalonasit janë duke fituar falë dy golave të shpejtë të kapitenit të tyre, Messi.

Përtej golave, Messi është duke dhuruar spektakël në fushë me driblimet e tij.

Argjentinasi e dribloi Phil Jonesin tri herë brenda pak sekondave, madje një herë duke ia futur topin nën këmbë, një lëvizje shkatërruese për karrierën e anglezit. 

(Kosova Sot)