Lionel Messi: Spektakolarë, këta jemi ne

  • 16 April 2019 - 23:40
Lionel Messi: Spektakolarë, këta jemi ne

Lionel Messi e quajtur spektakolare skuadrën e Barcelonës, pas triumfit ndaj Manchester Unitedit dhe arritjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas plot pesë viteve.

Messi e frymëzoi Barcelonën drejt gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015, duke shënuar dy gola në triumfin 3:0 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e kthimit.

Pas ndeshjes, superylli argjentinas tha se skuadra ishte nervoze në pesë minutat e parë të takimit, por e quajti atë spektakolare për lojën e tretuar më pas.

“Spektakolar, këta jemi ne. Pesë minutat e parë ishin të ftohtë, ne ishim nervoz.

Ai foli edhe për dy golat e tij, të parat në fazën çerekfinale që prej vitit 2013.

“Isha më fat që (goli i parë) përfundoi në rrjet, në të dytin isha më me shumë fat. Ama me rëndësi është se ne e arritëm qëllimin për ta kaluar çerekfinalen, të cilën nuk e kemi bërë për një kohë të gjatë”, shtoi Messi.

(Kosova Sot)