Presidenti i Juves: Ajaxi e meritoi, por ne e kemi arritur çerekfinalen në gjashtë vitet e fundit

  • 16 April 2019 - 23:42
Presidenti i Juves: Ajaxi e meritoi, por ne e kemi arritur çerekfinalen në gjashtë vitet e fundit

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka pranuar se Ajaxi e meritoi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më shumë se klubi i tij, por këmbëngul se “Zonja e vjetër” ka bërë mirë në gjashtë sezonet e fundit në këtë garë.

Van de Beek dhe De Ligt shënuar në fitoren e Ajaxit 2:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Torino të martën, pasi ndeshja e parë në Amsterdam kishte mbaruar baras 1:1.

Holandezët kalojnë në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve

Dhe Agnelli ia zgjat dorën gjigantit holandez për paraqitjen brilante ndaj klubit të tij.

“Ajax e meritoi plotësisht kualifikimin, por njëkohësisht ne jemi të vetëdijshëm se në pesë ose gjashtë vitet e fundit kemi qenë të pranishëm në çerekfinalet e Champions dhe duam të vazhdojmë të përmirësohemi vit pas viti”, ka thënë Agnelli.

“Jemi afër titullit të tetë radhazi në kampionat dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Juventus ishte në vendin e 43-të në renditjen e UEFA-s dhe tani është në të pestin, kështu që duhet ta vlerësojmë situatën në përgjithësi”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)