Man City synon ta përmbysë rezultatin ndaj Tottenhamit

  • 17 April 2019 - 10:34
Man City synon ta përmbysë rezultatin ndaj Tottenhamit

Mauricio Pochettino i ka këshilluar lojtarët e tij në Tottenham që të kenë besim në vete për përballjen me Manchester Cityn, që synon ta përmbysë rezultatin sonte.

Tottenhami është në epërsi 1:0 ndaj Manchester Cityt, pas ndeshjes së javës së kaluar

Guardiola: Është një javë që do na e definojë sezonin

Pochettino: Duhet të besojmë se mund t’i ndalim

Kane nuk do të luajë për Tottenhamin, ende nuk dihet për Allin dhe Lamelan

Ajaxi e pret fituesin në gjysmëfinale

Manchester City i ka fituar 11 ndeshjet e fundit të zhvilluar në shtëpi, mirëpo për ta fituar të 12-ën, ata duhet ta përmirësojmë dukshëm paraqitjen nga ndeshja e parë kundër Tottenhamit, që ishte përshkuar si “nën stres” nga Ilkay Gundogan.

Pep Guardiola i kishte bërë disa ndryshime në formacionin e parë për ndeshjen e javës së kaluar, mirëpo këtë herë do ta provojë recetën e zakonshme, që do të thotë se Kevin de Bruyne do të jetë titullar.

Tottenhamit do t’i mungojë Harry Kane dhe Pochettino është ende duke i pritur rezultatet e testeve mjekësore të Dele Alli dhe Erik Lamelas. Megjithatë, në mungesën e Kanë në fundjavë, Lucas Moura e shënoi një het-trik.

Manchester City

Formacioni i mundshëm: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Mendy; De Bruyne, Fernandinho/Gündogan, David Silva; Bernardo Silva, Agüero, Sterling
Jashtë: Bravo
Në dyshim: Fernandinho, Zinchenko
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Aguero, Otamendi
Ndeshja e fundit: Crystal Palace 1:3 Manchester City
Forma: FHFFFFFFFF

Tottenham

Formacioni i mundshëm: Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Sissoko, Wanyama; Eriksen, Lucas, Son; Llorente
Jashtë: Aurier, Dier, Kane, Winks
Në dyshim: Alli, Lamela
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Alderweireld, Lamela, Son
Ndeshja e fundit: Tottenham 4:0 Huddersfield Town
Forma: FFFHHFBHHF

(Kosova Sot)